KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO dhe ekspertët i druhen mundësisë për tensione në veri
Siguri

NATO dhe ekspertët i druhen mundësisë për tensione në veri

Kosova News
Kosova News 10:07 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Krerë të lartë të forcave paqeruajtëse të NATO-s nuk e përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor. Në Kosovë thonë se situata mund të tensionohet në veri të Kosovës, nëse nuk ka pajtim politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas krerëve të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht  në veri është e qetë, por e brishtë.

Ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e tensioneve të reja, pas skadimit të afatit i regjistrimit të makinave të serbëve deri më 31 tetor.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, ka thënë se KFOR-i mund ta rrisë numrin e forcave rezervë në rast të eskalimit të situatës.

- Reklamë -

Për këtë kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, thotë se situata mund të tensionohet dhe për këtë KFOR-i ka marrë të gjitha masat e duhura.

”Ne kemi problem direkt me Serbinë. Jemi në negociata dhe situata qysh tani është e tensionuar. Situata mund të keqësohet dhe KFOR-i normalisht që i merr të gjitha masat e veta. Situata edhe mund të tensionohet edhe pse veç është e tensionuar. Përndryshe shtetet e tjera të Evropës, kanë tension dhe janë të vetëdijshëm për rrezikun, andaj duhet të jemi të vetëdijshëm edhe ne”, thotë Berisha.

Kurse Drizdan Shala, ekspertë i çështjes, së sigurisë thotë se mund të pritet tensionim i situatës nëse nuk do të ketë pajtim politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi të bëjmë këtu me 600-1000 persona ushtarakë që kanë ardhur në kampin Bondsteel dhe janë duke kryer disa aktivitete operacionale në territorin e Kosovës, në bashkërendim edhe me EULEX-in, bazuar në atë që mund të ketë tensionim të situatës, nëse nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë për RTK, Shala.

“Pra, edhe nga aspekti i sigurisë mund të pritet tensionim  dhe eskalim i situatës.”

Ditët e fundit është raportuar se në Kosovë ka ardhur një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar. Më 31 korrik kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave serbe, në veri të Kosovës pati përleshje ndërmjet Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë. Serbët vendosën barrikada në rrugë dhe ato u larguan vetëm kur ndërhynë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa deri më 31 tetor.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

06/06/2026
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?