Edhe dy ditë po mbushen një muaj prej se mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, një pjesë e punëtorëve të administratës publike janë futur në grevë. Për pasojë janë me qindra mijëra nxënës që kanë mbetur jashtë shkollave, me që sindikalistët nuk po heqin dorë nga kërkesat maksimaliste.
Kujtojmë se deri tani ka pasur disa takime, por dy palët, sindikalistët dhe Qeveria, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.
E po për këtë çështje sot Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka vendosur të ketë diskutim lidhur me grevën e përgjithshme në arsim.
Për këtë ka ftuar, Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, përfaqësuesit sindikalë dhe ata të Këshillit grevist, si dhe Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Mbledhja fillon në ora 11:00.
Kritikat e bërë në opinion publik se SBAShK-u po shpërfaq qëllime politike dhe se kjo është arsyeja që nuk po lëshon pe edhe përkundër faktit se Qeveria ndau nga 50 euro, vetëm sa shtohen kur shihet përbërja e Kryesisë së kësaj sindikate.
Lexo për më shumë:


