Ministri Latifi sot pret në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl
Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl do të vizitoj sot Kosovës, me ç’rast do të ketë edhe një takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Blaku.
Takimi siç është njoftuar pritet të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë, duke filluar nga ora 10:30.
Kujtojmë se Mandl është anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Kosovën.
Ai në vazhdimësi i ka dhënë mbështetje të fortë Kosovës, ndërsa para një kohe mbajti një fjalim të fuqishëm në Parlamentin Evropian, ku theksoi se Kosova e pagoi me gjak lirinë e saj.
Fjalimi i Eurodeputetit Lukas Mandl:


