Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Gjilan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje ish-të dashurën.
Lajmi u bë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur nga muaji maj e ka vazhduar deri tani në shtator 2022.
“Gjilan, maj – shtator 2022. Më 21.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.


