Sipas njoftimit nga Policia në raportin 24-orësh, të mërkurën është njoftuar nga viktima se që tre vjet është duke u shqetësuar nga i dyshuari.
Sipas viktimës, i njëjti është duke e linçuar me foto dhe duke nxitur urrejtje kundër tij.
“Ngacmim Seksual – Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij”, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.


