KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar
ArsimRajon

Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar

Kosova News
Kosova News 21:19 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Autor: Driton Hyseni

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket arsimit.

Suada Asani, nxënëse në vitin e fundit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, nuk ka vendosur akoma rreth vazhdimit tutje të shkollimit, mirëpo ka në mendje dy opsione: të vazhdojë studimet në Prishtinë apo të ikë në Gjermani?!

“Pyetja se çfarë do të studiosh në të ardhmen, është një nga pyetjet më të rënda për një nxënës të shkollës së mesme nga Lugina e Preshevës. Asnjëherë nuk di se si të përgjigjem. Teksa në mendje kam vetëm dy opsione: të vazhdojë studimet në Prishtinë apo të largohem drejt Gjermanisë”, ka thënë Asani.

Ikja masive e të rinjve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket fushës së arsimit në këtë rajon. Numri i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në komunat Preshevë dhe Bujanoc, për dhjetë vjet është përgjysmuar. Nga statistikat e nxjerra nëpër shkollat e mesme në këto komuna, nga 3 mijë e 646 sa ishin në vitin shkollor 2012/13, pas dhjetë vjetësh, gjegjësisht në vitin 2022/23 janë të regjistruar vetëm 1 mijë e 865 nxënës shqiptarë.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, të vetmen në gjuhën shqipe në Bujanoc, në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 368 nxënës shqiptarë, teksa në vitin 2022/23 janë vetëm 649 sosh.

Në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 993 nxënës shqiptarë, teksa dhjetë vjet pas, gjegjësisht në vitin 2022/23 janë vetëm 628 nxënës.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, në vitin shkollor 2012/13 kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 285 nxënës, teksa në vitin 2022/23 janë vetëm 588.

Sipas drejtorit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, moszhvillimi ekonomik ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ikjen e të rinjve nga ky rajon.

“Moszhvillimi ekonomik i rajonit, e në veçanti i Komunës së Bujanocit, ka ndikim të madh në ikjen e të rinjve dhe familjeve për në vendet e perëndimit. Pa një zhvillim ekonomik të rajonit, vështirë se mund të ndalet trendi i ikjes së të rinjve”, ka thënë Fejzullahu.

Përveç përgjysmimit të numrit të nxënësve dhe stafit mësimdhënës, sipas Fejzullahut problemi tjetër kyç në shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Serbi, vazhdon të jetë pajisja me librat shqip, përderisa për shkollat fillore Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë këtë vit ka ndarë 255 mijë euro për blerjen e librave shqip.

Sa i përket numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore shqipe në Luginë të Preshevës, sipas statistikave të nxjerra nga viti 2010 dhe viti 2020, edhe në këto shkolla numri i nxënësve shqiptarë është përgjysmuar. Nga 7 mijë e 246 sa kanë qenë në vitin shkollor 2010/11, dhjetë vjet pas, gjegjësisht në vitin shkollor 2020/21, kanë qenë vetëm 3 mijë e 982 nxënës.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

TAGGED: Bujanoci, nxënësit shqiptarë, Presheva, SHKOLLAT
Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?