KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë automjete deri më tani janë kthyer në RKS, MPB: Pas 31 tetorit nuk lejohet qarkullimi me targa ilegale
Siguri

Pesë automjete deri më tani janë kthyer në RKS, MPB: Pas 31 tetorit nuk lejohet qarkullimi me targa ilegale

Kosova News
Kosova News 14:57 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë mbetur më shumë se një muaj deri kur qytetarët mund të konvertojnë në RKS targat ilegale të automjeteve të lëshuara nga Serbia, sipas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës.

Që nga 1 shtatori kur ka filluar zbatimi i këtij vendimi e deri më sot, vetëm 5 qytetarë kanë regjistruar veturat e tyre konfrom vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin, nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB gjithashtu theksuan se ka qytetarë që interesohen për procedurat e regjistrimit të automjeteve.

“Për regjistrimin e mjeteve me targa RKS nga targat ilegale ka qytetarë që interesohen për procedurat e regjistrimit të automjetit. Nga data 1 shtator deri më tani janë regjistruar 5 automjete me targa RKS”, thuhet në përgjigjen e MPB-së..

Ministria e Punëve të Brendshme më tej ka bërë të ditur se regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme, si: Prizren, Dragash, Leposaviq, Mitrovicë Veriore dhe Gjilan.

Të pyetur se çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që nuk i kthejnë veturat në RKS pas 31 tetorit kur përfundon edhe afati i vendosur nga Qeveria, në MPB kanë thënë për Telegrafin se nuk do të lejohet qarkullimi në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ndërsa pas datës, 31.10.2022, siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas afatit të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimet kufitare”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Kujtojmë se dy qytetarë serbë që i janë bindur vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar targat në RKS, janë sulmuar një ditë më parë.

Sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, strukturat ilegale kanë djegur veturën e një oficeri serb, si dhe depon e një qytetari nga Zveçani.

Vetura e djegur e zyrtarit policor

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të mos i ndërrojnë targat, e ministri Sveçla e akuzoi atë për nxitje sulmesh ndaj qytetarëve që s’i binden.

“Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet e ndryshme politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”, ka deklaruar Sveçla.

Vendimi për targa ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve armatosura që ndodhën në veri të vendit.

E për mundësinë e tensionimit të situatës sërish në veri, NATO-ja ka deklaruar se është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Ndryshe, vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës./t/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?