Policia e Kosovë ka njoftuar se e ka arrestuar një person që dyshohet se kreu një grabitje ditë më parë në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se sot nga njësite policore të stacionit Veriu, në Prishtinë, e kanë arrestuar të dyshuarin për grabitje, si dhe gjatë aksionit është sekuestruar një thikë, një arkë e zbrazët dhe gjësende të tjera.
“Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari, ka ndodhë në 05.09.2022, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e thikës, nga viktima ka marrë një kasafortë me para”. Puna e hetuesve dhe njësitit për reagim të stacionit policor veriu, është finalizuar sot rreth orës 03:30, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet nga Policia.
Tutje bëhet e ditur se personi i prangosur është A.A (mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës).
Personi i dyshuar thuhet se me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/




