KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon shitja e Ferronikelit, Grupi Yildirim bëhet pronar i kompanisë
Ekonomi

Përfundon shitja e Ferronikelit, Grupi Yildirim bëhet pronar i kompanisë

Kosova News
Kosova News 12:41 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi BALFIN ka bartur të gjitha aksionet dhe pronësinë e kompanisë NewCo Ferronikeli te Grupi YILDIRIM. Dy kompanitë kanë arritur marrëveshje në pjesën e parë të qershorit në vitin 2022 dhe përgjatë këtyre muajve kanë gëzuar bashkëpunim të ngushtë për një transfer të kujdesshëm duke mos shkaktuar impakt te punëtorët dhe prodhimi.

YILDIRIM ka një plan biznesi konkret për ta zgjeruar prodhimin dhe për ta rritur biznesin e metaleve dhe minierave. Në këtë frymë, YILDIRIM është i angazhuar që NewCo Ferronikelin ta shndërrojë në një prej kompanive më të mira të nikelit në Evropë. Ky plan biznesi do ta bëjë NeqCo Ferronikel-in në një prej kompanive më të vlefshme të Grupit YILDIRIM.

NewCo Ferronikeli ishte bërë pjesë e Grupit BALFIN në korrik të vitit 2018. Me prodhim të ndërprerë dhe detyrime të shumta si dhe paga të papaguara të punëtorëve, Grupi BALFIN intervenoi për ta përmirësuar situatën financiare dhe nisi implementimin e një programi investiv në vlerë 30 milionë euro, i cili përmirësoi efikasitetin në prodhim.

NewCo Ferronikeli është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të ferronikelit në Evropë. Kompania është aset i vlefshëm strategjik për Republikën e Kosovës, me rëndësi dhe impakt të lartë në makro-ekonomi. Kompleksi i NewCo Ferronikelit përfshin punishten me dy linja prodhimit si dhe depozitat e pasura minerare nën hapësirat përreth.

Me këtë blerje, YILMADEN Holding konsolidon investimet e Grupit YILDIRIM në sektorin e minierave dhe metaleve. Kompania renditet e katërta në botë në biznesin e kromit, e dyta në botë për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë (HC FeCr) dhe është e para në botë në segmentin e mineraleve të kromit me cilësi të lartë. Ka gjithashtu në pronësi edhe fabrika për prodhimin e koksit në Kolumbi dhe fabrikë metalurgjie të ferrovanadiumit dhe ferromolibdenit në ShBA, dhe projekte të hapura dhe nëntokësore të qymyrit në Kolumbi.

YILMADEN punëson rreth 6,500 punëtorë dhe është prezente në tetë shtete të botës: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. YILMADEN eksporton nga gama e saj e prodhimeve te klientë në 80 shtete të botës, përmes 20 qendrave të distribuimit gjithandej botës.

Me seli qendrore në Stamboll, Turqi, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve industriale dhe infrastrukturore me rritjen më të shpejtë në Evropë. Është grup i diversifikuar mirë dhe aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private. YILDIRIM operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 20,000 njerëz anembanë botës.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?