Policia e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes së djeshme hetuesit policorë kanë intervenuar në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, pasi kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Intervenimi policor thuhet se erdhi nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Bëhet e ditur se në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• 1 televizorë
• 2 shtëpiza te kompjuterit
• gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Policia njofton se lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore./KosovaNews/


