Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Rasti siç njofton policia, ka ndodhur të martën në orën 12:30.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se viktima, në këtë rast vjehrra ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.


