Një pacientit që po trajtohej në Spitalin e Pejës, iu gjet granata e dorës e fshehur në xhepin e xhaketës.
Kjo bëri që të intervenoj edhe Policia dhe njësitet e deminimit.
Lidhur me këtë ngjarje janë deklaruar nga ky spital.
Naim Sahiti, zëdhënës i këtij institucioni tha se pacienti nuk ka pasur qëllime sulmi.
“Një pacienti iu ka gjetur granata në xhep. Është vërejtur nga stafi dhe është lajmëruar policia. Me rastin po merren ata. Nuk besoj se ka pasur qëllime sulmi. Personi në fjalë e ka këmbën e amputuar dhe është me halle të veta”, tha Sahiti.


