Policia ka ndaluar dje një rast të kontrabandimit me emigrantë.
Në fshatin Kamen të Leshakut, policia ka ndaluar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët në veturën e tyre kishin gjashtë emigrantë nga Siria.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:40.
Të dyshuarit janë arrestuar.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.


