Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se të dielën janë ndaluar tre persona (H.A., E.H. dhe M.A.), të dyshuar se duke vepruar në grup kanë arritur t’ia vjedhin një personi deri 20 mijë euro.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit të dielën rreth orës 18:00.
“Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa nga Prokuroria është njoftuar se do të bëhet kërkesa për masën e paraburgimit.


