KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmet kibernetike, AIP jep disa rekomandime për institucionet dhe qytetarët për mbrojtjen e të dhënave
Siguri

Sulmet kibernetike, AIP jep disa rekomandime për institucionet dhe qytetarët për mbrojtjen e të dhënave

Kosova News
Kosova News 14:33 -18/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bizneset, institucionet qeveritare dhe mediat në Kosovë tash e disa javë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pre e disa sulmeve kibernetike, të cilat kanë shkaktuar probleme me internetin dhe rënie të ueb faqeve zyrtare.

Në kuadër të kësaj Agjencia për Informim dhe Privatësi, (AIP) ka bërë thirrje tek të  gjithë institucionet publike dhe private në cilësinë e kontrolluesve dhe përpunuesve të cilët përpunojnë të dhëna personale, të ndërmarrin të gjitha masa teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm të përpunimit të të dhënave personale, ashtu siç parashihet në nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, raportion KosovaNews

Përmes një njoftimi për media AIP, ka rekomanduar që sipas rasteve, kontrolluesit duhet të kujdesen duke përfshirë:

-Pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;

- Reklamë -

-Aftësinë për të siguruar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në vazhdim të sistemeve dhe shërbimeve të përpunimit;

-Aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe qasjen në të dhënat personale në kohën e duhur, në rastin e një incidenti fizik ose teknik;

-Një proces të testimit, vlerësimit të rregullt të efektivitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimi.

“Për ta vlerësuar nivelin e përshtatshëm të sigurisë, kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave personale duhet të kenë parasysh veçanërisht rreziqet që paraqiten nga përpunimi, asgjësimi, humbja, ndryshimi aksidental ose i paligjshëm, deklarimi i paautorizuar ose qasja në të dhënat personale të transmetuara, ruajtura ose përpunuara ndryshe.

Agjencia rekomandon që kontrolluesit të cilët kanë aplikuar masat e sigurisë, të bëjnë një proces testimi dhe vlerësimi të rregullt të të gjitha masave, duke përfshirë edhe testimin e kopjeve rezervë (backup) të sistemeve të tyre, si dhe të ngrisin nivelin e menaxhimit të incidenteve të sigurisë me implikime për nivelin e sigurimit të të dhënave personale”, thuhet në njoftim.

Agjencia për Informim dhe Privatësi rekomandon qytetarët që gjatë përdorimit të pajisjeve të tokologjisë informative të kujdesen që:

-Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus – rekomandohet që sistemin operativ ta mbani rregullisht të azhurnuar me përditësimet e fundit, po ashtu patjetër të keni të instaluar AntiVirus dhe atë ta mbani rregullisht të azhurnuar;

-Të mos japin të dhënat e tyre personale në ueb- faqet të cilat nuk ofrojnë siguri;

-Të mos hapen e-mail të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi;

-Mos dërgoni/ pranoni informatat tuaja personale, në veçanti emrin e përdoruesit, fjalëkalimin dhe informatat e kredit kartelës përmes e-mailit, mesazheve të mediave sociale apo mënyrave të pasigurta.

“Nëse ndonjë kontrollues apo përpunues i të dhënave vëren se ka pasur shkelje të të dhënave personale (Data Breach), ata duhet që të ndjekin dhe zbatojnë masat dhe veprimet e përcaktuara në nenin 33 dhe 34 të Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Kosova News 18/09/2022 18/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

06/06/2026
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?