Dy persona janë arrestuar, të shtunën, në orët e mbrëmjes pasi janë përfshirë në një rrahje në Pejë.
Në fakt të arrestuar mbrëmë në Pejë janë babë e bir, pasi kanë rrahur me dy persona tjera, babë e bir.
Policia ka njoftuar se gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë.
Policia njofton se si pasojë e përleshjes kanë marrë lëndime dy persona.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë), pasi që janë rrahur me dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e birë). Gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.


