Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e diel, raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,62 euro për litër.
Një ditë më parë, të shtunën, çmimi i naftës për litër ishte 1.64 euro.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të dielën është 1.35, njetë siç ishte edhe dje.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,75, një cent më lirë se siç ishte dje.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (18 shtator) dhe janë valide 24 orë./KosovaNews/



