Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që ka gjuajtur me armë zjarri në një gazmend familjar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Flamuri i Arbërit” në Prizren.
Të dyshuarit i është gjetur në posedim një pistoletë me një karikator, pa fishek. Ndërkaq, arma i është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
“Kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.


