Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje, para Gjykatës Themelore në Mitrovicë u mbajt protestë me moton “Mos t’ndodhë ma!”
Me këtë rast, para kësaj gjykate, aktivistja Nerimane Ferizi, duke kërkuar drejtësi, tha se kjo tragjedi do të mund të ishte parandaluar sikur të vepronte shteti me kohë.
Nëna e viktimës, Fatime Ymeri, duke shprehur dhimbjen e thellë për vajzën e saj, tha se gjykata duhet të veprojë dhe të japë dënimin e merituar për shkaktarin e tragjedisë, teksa u lut që raste të tilla mos të ndodhin kurrë.
Protestuesit mbajtën edhe një minutë heshtje në nderim të Betina Ymerit.


