KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thyhet greva edhe në Fushë-Kosovë, nga dita e hënë fillon mësimin Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”
Arsim

Thyhet greva edhe në Fushë-Kosovë, nga dita e hënë fillon mësimin Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”

Kosova News
Kosova News 12:14 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse është dita e 24-të e grevës dhe drejtuesit e SBASHK-ut nuk po lëshojnë pe dhe po mbajnë gjithë sistemin arsimor të bllokuar, janë disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit që po thyejnë grevën dhe e kanë filluar vitin e ri shkollor.

Pas komunës së Gjakovës dhe asaj të Podujevës, ku disa shkolla nisën mësimin, tani edhe në komunën e Fushë-Kosovës ka nisur të thyhet greva, raporton KosovaNews.

Është Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, që ka paralajmëruar se do të nis mësimin nga dita e hënë më 19 shtator.

Në një njoftim për media thuhet se pas diskutimeve e shqyrtimit të situatës, sot Këshilli i Arsimtarëve erdhi deri te vendimi, për të nisur procesin mësimor.

“Me qëllimin e vetëm për të mirën e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, rrethit shoqëror dhe shtetit të Kosovës, Këshilli i Arsimtarëve vendosi që nga data 19.09.2022 (e hënë) në Gjimnazin ” Hivzi Sulejmani” në Fushë – Kosovë të filloj procesi i rregullt mësimor për vitin shkollor 2022/23. Me respekt: Këshilli i Prindërve të shkollës, Këshilli i Nxënësve të shkollës, Këshilli i Arsimtarëve dhe drejtori i shkollës. Urime dhe na priftë e mbara se bashku!”, thuhet në njoftimin e dhënë.

Kujtojmë se në komunën e Podujevës të gjitha shkollat fillore e kanë nisur pjesërisht mësimin.

Ndërkaq, në shkollat profesionale “Fan S.Noli” dhe “Isa Boletini” janë duke punuar me numër më të vogël të profesorëve, kurse në gjimnazin “Aleksander Xhuvani” mësimi nuk ka filluar.

Këtë e bëri të ditur dje, Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në këtë komunë.

“Shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre, si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Ndërsa, arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”.

“Në gjimnaz kishte nxënës por asnjë profesor nuk e zhvilloi mësimin, ndërsa në shkollat profesionale ka nxënës më pak por janë deri 10 deri në 11 profesorë që punojnë”, ka thënë Fetahu.

Kurse janë pesë shkolla në komunën e Gjakovës që kanë nisur nga sot procesin mësimor.

Kështu është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, por edhe nga vetë shkollat nëpër faqet e tyre zyrtare.

Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”.

“Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës është informuar zyrtarisht nga drejtorët e pesë shkollave se mësimi fillon sot, më 15 shtator. Shkolla fillore ‘Mustafa Bakija’, ‘Fehmi Agani’ cikli i ulët,  ‘Emin Duraku’ cikli i ulët, ‘Yll Morina’ pjesërisht dhe ‘Fan S.Noli”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Gjimnazit nga Fushë-Kosova: Shkolla nuk duhet të mbyllet, jemi në pikën kritike për t’u turpëruar të dalin edhe në rrugë

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?