KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i Gjimnazit nga Fushë-Kosova: Shkolla nuk duhet të mbyllet, jemi në pikën kritike për t’u turpëruar të dalin edhe në rrugë
Arsim

Drejtori i Gjimnazit nga Fushë-Kosova: Shkolla nuk duhet të mbyllet, jemi në pikën kritike për t’u turpëruar të dalin edhe në rrugë

Kosova News
Kosova News 11:50 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse është dita e 24-të e grevës dhe drejtuesit e SBASHK-ut nuk po lëshojnë pe dhe po mbajnë gjithë sistemin arsimor të bllokuar, janë disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit që po thyejnë grevën dhe e kanë filluar vitin e ri shkollor. E thirrjes për të nisur mësimin i është bashkuar edhe Amir Pllani, drejtor i Gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, në Fushë-Kosovë, raporton KosovaNews.

Ai përmes një shkrimi-thirrje drejtuar mësimdhënësve në rrjetin social Facebook, ka thënë se shkolla nuk duhet të mbyllët për nxënësit në asnjë rrethanë vetëm për fatin se po i duam nga 100 euro.

Sipas tij, instrumenti i tillë i aplikuar nga SBASHK-u tani më është i demoduar dhe jashtë kohës dhe ka bërë që mësimdhënësit të jenë në pikën kritike të turpërimit, e të mos dalin as në rrugë të shihen nga nxënësit, prindërit e gjyshërit.

“Shkolla nuk bënë të mbyllët për nxënësit në asnjë rrethanë; (sepse ne po i duam nga 100 Euro…). Instrumenti i tillë i aplikuar nga SBASHK-u tani më është i demoduar dhe jashtë kohës. Kemi arritur (po flasë për vetën time) në pikën kritike që jemi duke u turpëruar të dalim në rrugë, para nxënësve të dashur, prindërve të nderuar dhe gjyshërve emblematik. Ftesë për të gjithë: Ju lutëm mos u mbyllni por manifestoni përgjegjësitë e juaja duke zhvilluar dialog e komunikim në mes të qeverisë dhe partnerëve social për zgjidhje të shpejtë dhe fillim të vitit shkollor që nga nesër sepse me vetëdije apo pa jemi duke e mbytur shpresën e së ardhmes. Në këto rrethana: Nuk na duhet fitorja e Pirros”, ka thënë mes tjerash drejtori Pllana./KosovaNews/

Shkrimi i plotë i drejtorit Amir Pllana:

GJIMNAZI ” HIVZI SULEJMANI” NË FUSHË – KOSOVË

Prioritetet – objektivat shtetërore: Arsimi, Shëndetësia dhe Policia (Siguria publike).

Për Mësuesin – Mësimdhënësin;

1) Ngritje profesionale, performanca në punë, rezultatet në të nxënë, kompetencat dhe kontroll të vazhdueshëm.

2) Zbatimi i kontratës kolektive (shujta ditore, rruga etj).

3) Ngritje të pagës për mësimdhënësin shembullor krahas performancës dhe ngritjes ekonomike të shtetit për çdo vit kalendarik.

Shkolla nuk bënë të mbyllët për nxënësit në asnjë rrethanë; (sepse ne po i duam nga 100 Euro…). Instrumenti i tillë i aplikuar nga SBASHK-u tani më është i demoduar dhe jashtë kohës.

Kemi arritur (po flasë për vetën time) në pikën kritike që jemi duke u turpëruar të dalim në rrugë, para nxënësve të dashur, prindërve të nderuar dhe gjyshërve emblematik.

Ftesë për të gjithë: Ju lutëm mos u mbyllni por manifestoni përgjegjësitë e juaja duke zhvilluar dialog e komunikim në mes të qeverisë dhe partnerëve social për zgjidhje të shpejtë dhe fillim të vitit shkollor që nga nesër sepse me vetëdije apo pa jemi duke e mbytur shpresën e së ardhmes.

Në këto rrethana: Nuk na duhet fitorja e Pirros.

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?