Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e premte, raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,67 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të premten është 1,34.
Një ditë më parë, të enjten, çmimi i naftës për litër ishte 1.68 euro, ndërkaq për benzinë ishte 1.35 euro.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76, njetë siç ishte edhe dje.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (16 shtator) dhe janë valide 24 orë./KosovaNews/



