Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
Në këtë ceremoni, e cila do të organizohet nga ora 10:00 do të merr pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, por edhe zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.



