KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatja e viktimave kërkon dëmshpërblim, mbrojtja e Mustafës thotë se ai duhet të shpallet i pafajshëm
Siguri

Avokatja e viktimave kërkon dëmshpërblim, mbrojtja e Mustafës thotë se ai duhet të shpallet i pafajshëm

Kosova News
Kosova News 17:27 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Viktimat që pretendojnë se janë keqtrajtuar nga Salih Mustafa po kërkojnë kompensim dhe trajtim individual, nëse gjykata e shpall atë fajtor. Avokatja e viktimave në çështjen kundër Mustafës, ka thënë se ndaj viktimave është bërë padrejtësi dhe gjykata duhet ta njoh këtë. Me këtë nuk është pajtuar mbrojtja e Mustafës, e cila ka papërsëritur qëndrimin e tyre se Salih Mustafa nuk ka kryer krime dhe udhët të shpallet i pafajshëm.

Sipas Anni Pues, viktimat duhet të trajtohen individualisht.

“Ne i kërkojmë trupit gjykues të urdhëroj të akuzuarin të paguajë dëmshpërblim viktimave pjesëmarrëse një nda një dhe të urdhërojë konfiskimin e çdo pasurie apo të ardhurash të cilat janë ardhur si rezultat i kryerjes së një krimi, me qëllim që ato të shiten dhe t’u jepen të gjitha viktimave”, ka thënë Pues.

Ajo madje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të sigurojë që viktimat të marrin zhdëmtim.

“Është detyrim ligjor i të akuzuarit të paguajë zhdëmtimet nëse urdhërohet të bëjë këtë gjë, megjithatë siç ndodhë shpesh në raste të tilla, mund të jetë shumë apo jashtëzakonisht e vështirë të zbatohet urdhrat e zhdëmtimit kundër të akuzuarit, kjo do t’i linte viktimat me urdhër në letër por pa asnjë rezultat të prekshëm që mund të bënte një dallim ose mund të sillte një ndryshim në situatën e tyre. Në gjykatën ndërkombëtare penale ky problem është kompensuar përmes një fondi për viktimat, një fond besimi për viktimat, një gjë e tillë nuk ndodh në rastin e kësaj gjykate. Dua të përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar për të siguruar që viktimat të kenë mundësi të gëzojnë të drejtat e tyre për zhdëmtim”, ka thënë ajo.

Ndërsa, mbrojtja e Salih Mustafës nuk i është përgjigjur mbrojtjes së viktimave veçse ka deklaruar që qëndrimi i Salih Mustafës është se ai nuk ka kryer asnjë krim.

“Zotëri Mustafa që në fillim i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij dhe qëndrimi i ynë është që ai duhet të shpallet i pafajshëm, për këtë arsye ne nuk do t’u përgjigjemi në mënyrë thelbësore mbrojtëses së viktimave. Kjo nënkupton qëndrimi i zotit Mustafa që ai nuk ka kryer asnjë prej këtyre veprave penale dhe nuk ka dëmshpërblim për t’u bërë viktimave. Kjo rrjedh nga qëndrimi që kemi mbajtur ne gjatë kësaj çështje”, ka thënë avokati von Bone.

Gjyqi ndaj Mustafës është në përfundim dhe prokuroria ka kërkuar që ai të shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të marrë dënim me burgim prej 35 vjet.

Kurse, mbrojtja e Salih Mustafës ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar lirim sa më të shpejtë të tij nga paraburgimi dhe i ka kërkuar trupit gjykues ta shpallë atë të pafajshëm.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?