KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nesër në Mitrovicë protestohet për 19-vjeçaren që dyshohet se bëri vetëvrasje pas presionit nga i fejuari
Siguri

Nesër në Mitrovicë protestohet për 19-vjeçaren që dyshohet se bëri vetëvrasje pas presionit nga i fejuari

Kosova News
Kosova News 15:51 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten nga ora 12:00 do të organizohet një protestë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Përmes kësaj proteste, do të kërkohet trajtim i drejt dhe me prioritet i rastit të Betina Ymerit, e cila bëri vetëvrasje pas kërcënimeve nga i fejuari i saj.

Kjo është bërë e ditur nga njerëz të ndryshëm në rrjete sociale, të cilët kanë thënë se kjo protestë po organizohet me iniciaticë të prindërve të Betinës.

I fejuari i të ndjerës tashmë gjendet në paraburgim.

Lexoni edhe:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që e nxiti të fejuarën 19-vjeçare në vetëvrasje
Vdekja 19-vjeçares në Mitrovicë, arrestohet i fejuari i saj për shtytje në vetëvrasje

Postimi i plotë:

Të dashur/a qytetarë/e të Mitrovicës,

Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje, të premtën organizojmë protestë nga ora 12:00 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Përmes protestës ne iu bëjmë thirrje institucioneve gjegjëse që ta trajtojnë drejt dhe me prioritet rastin e Betinës dhe t’i jap ndëshkim meritor personit që e shtyri drejt vdekjes atë. Dhuna sistematike të cilën e ka përjetuar Betina është një nga realitetet me të frikshme të cilën e jetojnë shumë vajza e gra në Kosovë, dhunë kjo e cila ushqehet nga të gjitha institucionet publike e private që vazhdojnë ta normalizojnë dhe amnistojnë dhunën me bazë gjinore.

Përveç kërkesave tona drejt institucioneve publike, prindërit e të ndjerës duan ta kthejnë vëmendjen tek nevoja për mbrojtje dhe vëmendje ndaj vajzave të tyre. Përderisa jetojmë në një sistem të dhunshëm si ky i yni, është vendimtare që të angazhohemi më shumë për sigurinë e vajzave, në mënyrë që ato të mos ndihen të vetmuara dhe pa ndihmë kur ato janë viktima të dhunës.

Ky sistem e kjo mendësi duhet të ndryshojë. Andaj, ne ngrihemi në këmbë të premtën për të kërkuar drejtësi për Betinën dhe siguri për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë. Mos të dodhë më edhe një vetëvrasje, mos të tolerojmë më as edhe një kërcënim ndaj vajzave, mos të humbet as edhe një jetë më shumë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?