Më shumë se një një orë pasi ka filluar takimi mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me kryeministrin Albin Kurti në Qeveri, ka arritur në takim edhe në zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Alyson Grunder.
Deri më tash, përveç deklarimit të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziut, i cili ka njoftuar se Lajçak ndodhet në Kosovë dhe për këtë arsye kryeministri Kurti nuk ka mundur të qëndrojë më gjatë në seancën e Kuvendit, ku është diskutuar për grevën në arsim, informacione të tjera shtesë ende nuk ka.
Ky takim mes Lajçakut e Kurtit i nisur në orën 14:00, edhe më tej po vazhdon.
