Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se marinsat amerikanë po i trajnojnë policët ushtarakë të Kosovës.
Mehaj ka theksuar se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së, ofruan njohuri për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.
“Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan, për policët tanë ushtarakë, njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre”, ka thënë Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se i janë falënderues dhe shprehu mirënjohje të përjetshme për shtetin, kombin dhe Forcat Amerikane.


