Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci, ka përshëndetur fillimin e mësimit nëpër shumë shkolla të Komunës së Gjakovës ku disa prej tyre kanë paralajmëruar që do të fillojnë mësimin që nga dita e nesërme.
Ajo ka falenderuar mësimdhënësit e Gjakovës që e kanë kuptuar drejtë situaten dhe kërkesën për fillimin e mësimit dhe veprimet serioze që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar situatën financiare të të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësit dhe familjet e tyre.
Njëherit ministrja Nagavci u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që t’i ktheheni procesit mësimor , të kryejnë misionin e rëndësishëm që kanë, duke i motivuar fëmijët që të arrijnë të kompenzojnë edhe humbjet e shkaktuara nga pandemia.
Më poshtë statusi i Ministres Nagavci


