KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Politikë

Zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 16:59 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërkohë që Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të arritur në pikën finale, njohjen e ndërsjellë, pak është thënë në publik se për çfarë është diskutuar dhe po diskutohet konkretisht. Herë pas here është folur për çështje të shkëputura, por deri më tani, publiku nuk ka parë një kornizë të negociatave.

Abcnews.al sjell për herë të parë një dokument kornizë të këtyre negociatave i cili përmban elementet e “kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” Në dokument flitet për parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin) dhe kontekstin ndërkombëtar. Flitet gjithashtu për “angazhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë”, zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, veçanërisht pas vizitës së të dërguarve francezë dhe gjermanë, është diskutuar edhe në takimin e paparashikuar dhe “urgjent” të kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

- Reklamë -

Burime të Abcnews.al thonë se dokumenti i fundit që iu është dhënë politikanëve kryesorë në Kosovë dhe Serbi, përmban të paktën dy pika të ndjeshme, për të cilat duket e vështire të ketë marrëveshje. Bëhet fjalë për kufijtë dhe mënyrën sesi do t’iu referohet atyre në dokument.

Është folur për formate të ndryshme të dokumentit përfundimtar të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe sesi do të trajtohej kjo çështje, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për propozimet e bëra. Një nga modelet e diskutueshme që ka të bëjë me kufijtë dhe pasojat që ka mungesa e demarkimit të qartë dhe përfundimtar të tyre, është ai i Izraelit.

Shteti i Izraelit u pranua në Kombet e Bashkuara (OKB) si anëtari i tij i 59-të më 11 maj 1949, por më shumë se 70 vjet pasi shpalli shtetësinë, kufijtë e tij ende nuk janë zgjidhur plotësisht. Udhëheqja hebraike në Palestinë shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit më 14 maj 1948, në momentin kur mandati britanik përfundoi, por pa shpallur kufijtë e tij.

Të nesërmen Izraeli u pushtua nga pesë ushtri arabe, duke shënuar fillimin e Luftës së Pavarësisë së Izraelit. Luftimet përfunduan në vitin 1949 me një sërë armëpushimesh, duke prodhuar linja armëpushimi përgjatë kufijve të Izraelit me shtetet fqinje dhe duke krijuar kufijtë e asaj që u bë e njohur si Rripi i Gazës, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor. Shtetet arabe përreth refuzuan të njohin Izraelin, që do të thotë se kufijtë e tij mbetën të pacaktuar.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në kufij të përcaktuar qartë, madje edhe në flamurin e saj, dhe është njohur nga më shumë se 100 vende. Kufiri I saj më I ndjeshëm mbetet ai verior ku kufitarët e Kosovës në njërën anë kanë përballë Serbinë dhe në anën tjetër, serbët e veriut, që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë në pjesën veriore.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?