Dyfishimi dhe përshkallëzimi i gjobave, rregulla të reja, rregullimi i përdorimit të trotinetëve elektrik, kufizimi i shpejtësisë dhe moshës janë disa nga risitë e Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shkruan KosovaNews.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke thënë se ky projekligj do të dal në diskutim publik pas dy jave.
Sipas saj, numri i madh I aksidenteve në rrugë e sidomos atyre me fatalitet, kanë bërë I kanë detyruar detyruar që të dyfishojnë gjobat për shkelësit e rregullave në trafik.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Pacolli ka deklaruar se ky draft është finalizuar se bashku me Policinë e Kosovës, zyrtarë nga Ministria për Mjedis dhe Kuvendi./KosovaNews/


