Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti aksion simbolik pranë Këshillit Prokurorial.
Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe prokurorit Ruhan Salihu.
Po ashtu ata kërkuan heqjen e lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.
Anita Mjeku, aktiviste tha se përmes këtij institucioni mirëmbahen neglizhentë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore.
“Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni mbrapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkefajtorë të krimeve me bazë gjinore”, tha ajo.
Ndërkaq ka shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri në shkarkimin e prokurorit, Ruhan Salihiu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi.


