KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e dyshimtë në Drenas, 26-vjeçarja për dy ditë ishte pa vetëdije (video)
Siguri

Vdekja e dyshimtë në Drenas, 26-vjeçarja për dy ditë ishte pa vetëdije (video)

Kosova News
Kosova News 20:56 -13/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grua 26-vjeçare. nënë e dy fëmijëve, të hënën është dërguar pa vetëdije në spitalin kryesor në Drenas. Pas konstatimit se ka problem me zemër ajo u dërgua për në QKUK, me ç’rast mjeku konstatoi vdekjen por edhe shenja të dhunës në trupin e saj. Familjarët thonë se ndaj vajzës së tyre asnjëherë nuk ka pasur raste të dhunës, por e pohojnë që edhe në të kaluarën ka pasur probleme shëndetësore.

Gjatë gjithë kohës 26-vjeçarja nga fshati Gllobar ishte pa vetëdije. Kjo dëshmohet në raportin e drejtorit  të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Doktoresha e ka trajtuar, në fillim i është bërë ekzaminimi dhe EKG-ja e zemrës. Gjatë ekzaminimit të EKG-së është parë një sindromë akute e zemrës. Do të thotë me ndryshime tipike me sindrom akute të zemrës. Doktoresha ka vepruar në bazë të protokollit me terapinë që duhet në këto raste edhe në ora 13:25 veç e ka nisur pacientin për QKUK, në njësinë e emergjencës”, ka thënë Ismet Bogiqi, Drejtor i Spitalit.

Edhe rrugës për në QKUK pacientja ishte pa vetëdije. Në Emergjencë nëna e dy vajzave ishte pranuar por nuk ka arritur të mbijetojë. Mjeku që e konstatoi vdekjen po ashtu konstatoi se në trupin e saj ka shenja të dhunës.

Për këtë arsye sipas Policisë së Kosovës trupi i saj është dërguar për obduksion. Më shumë detaje për gjendjen e pacientes që e pranuan nuk ka dhënë drejtori i Emergjencës.

Naser Shala përmes telefonit ka thënë se nuk kanë çka flasin më shumë sesa ajo çka thuhet në raportin e Policisë.

Më të informuar për këtë rast nuk janë as në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, megjithëse për vdekjen kanë nisur hetimet.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie është njoftuar nga policia për një rast të vdekjes në rrethana të dyshimta, në Drenas. Me urdhër të njëjtës rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, kanë theksuar  Prokuroria Themelore Prishtinë.

E familjarët  ka thënë se vajza e tyre ka dy ditë që ishte e sëmurë rëndë.

“Për dy ditë ka qenë e sëmurë në shtëpinë tonë as me ngrënë as me fol as me i qel sytë”, Lavdim Okashtica, Vëllai.

Sa i përket çështjes së dhunës ata thonë se as me burrin në Lipjan por as me ta tashmë e ndjera asnjëherë nuk ka pasur probleme. Vëllai e konfirmon se edhe në të kaluarën motra kishte problem me shëndet.

“Ka pasur sulm në zemër, ka pasur që dy ditë. Ma përpara ka qenë e sëmurë. Kështu sëmurë as nuk ka mund me u ngritit as me ngrënë  as hiq. Nuk e kemi pasur te mjeku”,  ka shtuar Lavdim Okashtica, Vëllai.

Ndërkohë, e tërë e vërteta rreth këtij rasti pritet të zbardhet tek kur të përfundoj obduksioni i trupit të viktimës.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 13/09/2022 13/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?