Policia e Kosovë ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Podujevë, si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.
Sipas raportin 24 orësh të Policisë, vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik që ndodhi të hënën.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të shkaktuara dhe ka vdekur”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./KosovaNews/


