Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) Nora Hasani ka shoqëruar delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Ekspozitën e Menaxhimit të Investimeve që po mbahet në Frankfurt.
Në një njoftim për medie thuhet se ka shfrytëzuar mundësinë që të bisedojë me investitorë të ndryshëm potencialë që mund të vijnë në Kosovë.
“Delegacioni kishte mundësinë të bisedojë me investitorë të ndryshëm potencialë. Drejtoresha Hasani ka ndarë histori suksesi të kompanive anëtare të OEGJK-së dhe të investimeve gjermane në Kosovë, duke theksuar potencialin që ka Kosova për bashkëpunim (outsourcing/supply) dhe për investime”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.


