KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një qytetar thotë se polici ia sulmoi me armë zjarri familjarin në Sllatinë të Fushë-Kosovës
Siguri

Një qytetar thotë se polici ia sulmoi me armë zjarri familjarin në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:34 -11/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një qytetar D.B nga Sllatina e Fushë-Kosovës pretendon se djali i axhës së tij është gjuajtur me armë zjarri nga një zyrtar policor A.Z.

Ai tha se familjari i tij ishte sulmuar nga polici derisa ishte duke i ruajtur bagëtitë.

” Një polic me emrin A.Z, jashtë detyrës zyrtare e ka gjuajtur me armë zjarri djalin e axhës J.B. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme derisa djali i axhës ka qenë duke i ruajtur bagëtitë. Djali i axhës është bari. Polici ka kaluar andej ku ka qenë familjari im duke i ruajtur delet. Para se ta gjuajë me armë djali i axhës është sharë nga ana e policit”, pohon ai.

Burri tha se rasti është hapur në stacionin policor në Fushë-Kosovë.

- Reklamë -

“Mbrëmë e kemi thirrur policinë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati i Policisë, në vendin e ngjarjes i ka gjetur edhe gëzhojat e armës”, shtoi ai.

D.B tha se J.B, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Djali i axhës J.B nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është shumë i frikësuar pas këtij rasti. Ka marrë trajtim mjekësor në QKMF në Fushë-Kosovë. Fillimisht stafi mjekësor edhe ka hezituar ta kontrollojë atë për shkak se është bari”, deklaroi për klankosova.tv, personi me inicialet D.B.

Sipas tij A.Z, ka shkuar më pas tek mjeku dhe i ka marrë edhe fëmijët me vete duke deklaruar se ishte frikësuar nga qentë që i mban djali i axhës për t’i ruajtur bagëtitë.

“A.Z ka shkuar tek mjeku dhe i ka marrë edhe fëmijët me vete. Ai ka deklaruar se kinse në momentin e ngjarjes ai ka qenë së bashku me fëmijët e tij, dhe kinse janë frikësuar nga qentë” – tha ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Inspektorati i Policisë.

Zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka tha se është rekomanduar suspendimi i zyrtarit policor në fjalë për veprën “Kanosje”.

Beka tha se janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, njofton Klankosova.tv.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes. Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Beka.

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 11/09/2022 11/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?