KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikalistët optimistë për nisjen e dialogut me Qeverinë
Politikë

Sindikalistët optimistë për nisjen e dialogut me Qeverinë

Kosova News
Kosova News 18:33 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Ekonomik Social ka mbajtur mbledhjen të premten në përpjekje tjetër për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar nga greva e përgjithshme në arsim e administrate.

Por as ky takim nuk ka qenë i frytshëm, në rrugën për të gjetur një zgjidhje. Nga BSPK, kanë kërkuar edhe një takim të dytë, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, nuk janë deklaruar për medie.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është vendosur që të ketë edhe një takim tjetër, dhe të gjindet një zgjidhje kësaj çështjeje.

“Ishte një takim i Këshillit Ekonomik Social, trepalësh, odat ekonomike, BSPK dhe përfaqësues të qeverisë. Biseduam gjerë e gjatë në përpjekje që këshilli ekonomik të krijojë rrugë që qeveria të ulet me BSPK. Debatuam për të gjitha çështjet dhe u munduam të gjejmë rrugë të përbashkët”.

“Fatkeqësisht këshilli nuk është ai që vendos, por që ne jemi optimist që nesër e pasnesër jemi të gatshëm të bisedojmë. Urojmë që qeveria të caktojë ekipin e vet. Cdo gjë është e hapur dhe uroj që qeveria nesër ose pasnesër qeveria të gjejë kohë dhe të arrijmë zgjidhje”, tha Jasharaj.

E kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka kërkuar që të ketë edhe një takim tjetër. Ai ka konfirmuar se takimi herë herë ka qenë i tensionuar.

“Ne diskutuam për kërkesat tona përpjekjet janë të dyanshme po shpresoj që shumë shpejt ne do të dalim me lajme pozitive. Atmosfera ka qenë edhe tensionuese. Kemi sinjale na të dyja anët që mund të ecim përpara. Ishin përfaqësues të qeverisë, ministri Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci. Dialogimi i ka rrugë të vetme dhe momentalisht jemi në këtë situatë. Sa më shpejt që të jetë e mundur të mbahet takimi sonte ose nesër”, u shpreh Hykolli.

E kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se si AKB, kanë dhënë një propozim që Qeveria e Kosovës t’i ndajë nga 50 euro deri në fund të vitit dhe punëtorët e sektorit publik të kthehen në punë.

 “Roli i AKB-së në këtë takim ka qenë të rëndësishëm si ndërmjetësuese, dhe u kemi dhënë një propozim, i cili është dalë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, që punëtorët e sektorit publik të kthehen në punë, me kusht që Qeveria t’i jap nga 50 euro deri në fund të këtij viti. Fillimisht është kundërshtuar por që dalëngadalë e kemi shtjelluar në detaje. Ne besojmë se gjatë ditëve të ardhshme do të takohemi sërisht në mënyrë që të gjejmë një dakordim dhe punëtorët e sektorit publik të kemi një pagë më dinjitoze”, tha Shahini.

KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e organizatave të punësuarve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë.

Ne mesin e pjesëmarrësve, në këtë mbledhje janë të ftuar të marrin pjesë 5 anëtarë nga Qeveria e Kosovës, ndër ta ministri i Financave dhe ajo e Arsimit.

Këshilli Ekonomik Social përbëhet nga pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve, pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve dhe pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës.Këshilli Ekonomiko-Social i themeluar me ligj ka qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe./EO/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

TAGGED: Grevat, Qeveria, Rrahman Jasharaj, Sindikatat
Kosova News 09/09/2022 09/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?