Një kamion është vetaksidentuar sot në orët e paradites në aksin rrugor Pejë- Prishtinë, më konkretisht në fshatin Gjergjicë.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar edhe major, Luljeta Mehmeti- Quigley.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Pejë- Prishtinë, më konkretisht në fshatin Gjergjicë ka ndodhur një aksident trafiku ( vetë – aksident) ku është përfshirë një kamion me tabela vendore”, ka thënë Mehmeti- Quigley.
Policia ka njoftuar se për shkak të këtij aksidenti komunikacioni vijon të zhvillohet në një shirit të rrugës.


