KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe nervozohet, jep kritika e akuza pse Policia e Kosovës nisi patrullimet në Liqenin e Ujmanit
Politikë

Lista Serbe nervozohet, jep kritika e akuza pse Policia e Kosovës nisi patrullimet në Liqenin e Ujmanit

Kosova News
Kosova News 13:28 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës nisi dje patrullimet në Liqenin e Ujmanit dhe gjithë vijën kufitare me Serbinë. Kjo nuk po i pëlqen Listës Serbe, e cila ka deklaruar të premten se përpjekja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk do të mund ta frikësojnë popullin serb përmes udhëtimeve në liqenin e Ujmanit në veri.

Përmes një komunikate për media, kjo listë ka ftuar varësit e Kurtit që të mendojnë mirë para se t’i mbështesin aktivitetet policore atje, të cilat i ka quajtur të paligjshme.

“Përpjekja e Albin Kurtit dhe ndihmësit të tij Xhelal Sveçla për të frikësuar popullin serb dhe për të pushtuar komunat tona me ndërtimin e paligjshëm të bazave për njësitë e tyre speciale, një udhëtim njëditor në liqen dhe sekuestrimin e pronave serbe në veri të Kosovës nuk do të kalojë. Edhe qindra forcat tuaja speciale nuk do të kenë sukses të trembin popullin serb. Ne do t’i mbrojmë pragjet tona dhe familjet tona. Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb dhe të gjithë e dimë se si shkoi. Prandaj ftojmë mentorët e Albin Kurtit që të mendojnë mirë para se të ofrojnë mbështetje për këto aktivitete të paligjshme. Populli serb dëshiron paqen, por edhe lirinë dhe nuk do ta lejojë veten të bëhet skllevër në komunat e tij, në vatrat e tij shekullore”, thuhet në komunikatë.

Për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës nis patrullimet në Liqenin e Ujmanit

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po kërcënon paqen në veri derisa ka shtuar se Kosova nuk do të dominojë asnjëherë atje.

- Reklamë -

“Mbani parasysh se ju jeni këtu në tokën tonë, se askush nuk ju ka thirrur, se duke rrëmbyer tokën serbe dhe duke keqtrajtuar popullin tonë, ju kërcënoni drejtpërdrejt paqen në këtë zonë dhe se kurrë nuk do të dominoni veriun e Kosovës”, përfundon komunikata.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar të enjten në Faebook se Policia e Kosovës ka nisur me patrullimin e hapësirës së liqenit të Ujmanit.

Ai ka thënë se ky patrullim po bëhet për herë të parë që nga paslufta.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”, ka shkruar Sveçla.

Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës Kryeministri Albin Kurti ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Nën masa të rrepta sigurie, Kurti  bashkë me Ministrin Sveçla vendosen lule në vendin e rënjes në fshatin Zupç të Zubin Potokut të policit Enver Zymberi i cili u vra  në krye të detyrës nga strukturat paralele serbe  në vitin 2011.


Kryeministri gjithashtu vizitoi edhe bazat e njesive speciale të Policisë së Kosovës në veri, në Jasenovik të Zubin Potokut e cila u ndërtua për më pak se dy javë në afërsi të liqenit të Ujmanit.


Në profilin zyrtar në facebook kryeministri ka shpërndarë edhe një video duke pasqyruar viziten e tij.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Kosova News 09/09/2022 09/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?