Dy gra janë gjetur të vdekura të enjten në Mitrovicë të Jugut, në dy raste të ndara, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor që ka publikuar të premten.
Sipas raportit 24 orësh të POlicisë, njëra grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe për rastin tjetër bëhet e ditur se viktima është gjetur pa shenja jete, ndonëse nuk bëhet e ditur se ku është gjetur ajo.


