Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer sot një aksion, me ç’rast gjatë një kontrolli në një dyqan, Mobil-Shop janë gjetur dhe sekuestruar dhjetarë telefona.
“Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një dyqan – Mobil Shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 telefona smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse./KosovaNews/



