KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja me ndihmë ushtarake për Kosovën dhe vendet e rajonit
Siguri

ShBA-ja me ndihmë ushtarake për Kosovën dhe vendet e rajonit

Kosova News
Kosova News 17:55 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar edhe për 2.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, me qëllim që të rritet siguria në mbarë Evropën pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 shtator se Shtëpia e Bardhë do të përdorë 2 miliardë dollarë nga Programi për financimin e jashtëm ushtarak për të rritur sigurinë e Ukrainës dhe të 18 fqinjëve të saj – përfshirë edhe disa shtete të NATO-s – dhe të partnerëve rajonalë të sigurisë, “që janë më së shumti në rrezik nga agresioni rus në të ardhmen”.

Përafërsisht 1 miliard dollarë dollarë do t’i ndahen Ukrainës, tha një zyrtar. Pjesa tjetër do të ndahet midis: Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Njoftimi erdhi disa orë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se administrata e presidentit Joe Biden, ka miratuar edhe dërgimin e armëve në vlerë prej 675 milionë dollarë. Ai tha se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të ketë sukses në fushëbetejë kundër forcave ruse të cilat e nisën pushtimin në fund të shkurtit.

- Reklamë -

“Kjo është tërheqja e 20-të e armatimeve nga stoqet amerikane që i janë dhënë Ukrainës që nga gushti i kaluar”, tha Austin gjatë një takimi në bazën Ramstein në Gjermani. Ai shtoi se pakoja e ndihmës do të përfshijë obusë 105 milimetrash, raketa precize GMLRS dhe municion të artilerisë.

Përfshirë edhe pakon e fundit të 8 shtatorit, ndihma totale që administrata Biden ka dhënë për Ukrainën ka arritur në vlerën e 15.2 miliardë dollarëve.

Luftimet janë intensifikuar javëve të fundit, teksa Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë kontrollin e disa zonave që u morën nga trupat ruse në fillim të luftës./rel/

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?