Disa orë më parë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se Policia e Kosovës ka filluar sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit, raporton KosovaNews.
Ministri Sveçla, pak më parë publikoi edhe disa pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial.
Sipas Sveçlës, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.


