KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik në Shqipëri
Siguri

NATO konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 16:31 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Më 8 shtator, përmes një deklarate, NATO dënoi fuqishëm sulmin kibernetik të korrikut, duke thënë se sulme të tilla kanë për synim të krijojnë destabilitet dhe të dëmtojnë sigurinë e aleatëve të NATO-s.

“NATO dhe aleatët mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive mbrojtëse kibernetike që t’i bëjë ballë dhe të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të tilla dashakeqe në të ardhmen”, u tha në njoftimin e NATO-s.

Aleanca ushtarake tha se aktorët malinj dëshirojnë të dëmtojnë infrastrukturën kritike, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare të anëtarëve dhe të marrin informacione të inteligjencës dhe të pengojnë aktivitetet ushtarake të anëtarëve të NATO-s.

Ky njoftim i NATO-s vjen teksa të enjten diplomatët iranianë të enjten braktisën ndërtesën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe u dëbuan nga shteti, pas urdhrit të Qeverisë shqiptare që ta lëshojnë Shqipërinë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve iranianë u shpall nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi akuzoi Iranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës qeveritare dhe shërbimeve digjitale gjatë muajit korrik.

Ky është rasti i parë që një shtet ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me një shtet për shkak të sulmeve kibernetike dhe hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s zyrtarisht fajëson Iranin për organizim të një sulmi kibernetik.

Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se të largoheshin nga Shqipëria.

Forcat speciale të njësisë anti-terror të Shqipërisë janë parë duke u futur në ambientet e Ambasadës iraniane në Tiranë për të kryer kontrolle pas largimit të diplomatëve nga ndërtesa.

Shqipëria njëherësh nga viti 2013 është shtëpi e rreth 3.000 anëtarëve të organizatës MEK, të cilët strehohen në Durrës pas kërkesës së parashtruar nga Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Iranit i konsiderojnë terroristë anëtarët e këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi këtë vit janë vizituar nga ish-zyrtarë të administratës amerikane, Mike Pompeo dhe Mike Pence.

Veprimi i Shqipërisë për ta ndëshkuar Iranin dhe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me të është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar veprimet e dyshuara të Iranit dhe ka paralajmëruar për “veprime të mëtejme” lidhur me sulmin “e pashembullt” kibernetik ndaj një shteti të NATO-s.

Britania e Madhe, përmes një reagimi zyrtar, e ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke deklaruar se Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike ka vlerësuar se “aktorë kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse plotësisht përgjegjës për një sërë sulmesh ndaj infrastrukturës së Qeverisë shqiptare, të cilat patën ndikim të rëndësishëm ndaj shërbimeve publike digjitale dhe në faqet qeveritare në internet”.

“Veprimet e pamatura të Iranit treguan shkelje të pacipë ndaj qytetarëve shqiptarë duke e kufizuar seriozisht mundësinë e tyre që të kenë qasje ndaj shërbimeve esenciale publike”, tha James Cleverly, sekretar i Jashtëm britanik.

“Britania e Madhe përkrah partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. I bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”.

Edhe Izraeli ka dënuar sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

“Irani vazhdon të paraqesë kërcënim të qartë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme dhe të mbarë botës”, tha Ministria e Jashtme izraelite përmes një reagimi më 8 shtator.

Sipas zyrtarëve shqiptarë, katër grupe iraniane janë organizuar për sulmin kibernetik në Shqipëri, “ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar”.

Shqipëria, në muajin korrik, ka qenë cak i një sulm të madh kibernetik, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Pas këtij sulmi kibernetik, Ambasada amerikane në Shqipëri ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm, që thuhej se kishte për cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim. Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), që të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se Teherani ka qenë mbrapa ndonjë sulmi kibernetik ndaj faqeve të Qeverisë së Shqipërisë./rel/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?