Një vajzë e mitur në Gjilan dyshohet se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilani ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.
Lajmin e konfirmoi Arben Kadriu, kryeprokuror i kësaj prokurorie.
Ai tha se denoncimi i të miturës është bërë në polici para dy ditëve, më 6 shtator 2022.
“Dy persona janë të ndaluar rreth këtij rasti. Është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Viktima ka dhënë deklaratë në polici më datë 6 shtator 2022, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar një ditë më pas”, deklaroi Kadriu./T/
Lexo po ashtu:


