Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka arrestuar dy persona, pasi ata janë zënë me një sasi mjaft të madhe të drogës, respektivisht substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur dje pasdite, pasi që fillimisht është gjetur drogë në veturën e njërit të dyshuar,
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe dy vetura me targa vendore, si dhe 355 euro dhe dy telefona.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit e arrestuar për posedim të narkotikëve janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


