Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar pasi një e mitur ka raportuar në polici, se në muajin mars dhe prill të këtij viti, në Gjilan, është dhunuar dy persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë.
“Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


