Në 32-vjetorin e Shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë, ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey.
Osmani tha se Calmy-Rey ishte liderja e parë evropiane që mbështeti publikisht idenë e pavarësisë së Kosovës, shumë vjet para shpalljes më 2008.
“Për kontributin e çmuar për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, sot e kam dekoruar znj. Calmy-Rey me Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Sipas Osmanit, Calmy-Rey vazhdon të avokojë në mbrojtje të Kosovës edhe pas përfundimit të angazhimit të saj aktiv politik.


