Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta pranojë ankesën e Fadil Kodrës dhe ta kthejë atë në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Kodrës, Faton Fetahu. Ai ka thënë se “është anuluar vendimi kontestues i Ministrisë së Brendshme”.
Për detaje të tjera ligjore, Fetahu ka thënë se do të njoftojë orëve në vijim.
Më 14 korrik, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte marrë vendim për lirim nga detyra të Kodrës, i cili ishte u.d. i drejtorit të AME-së.


