Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti slloven ka ardhur sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, që mbahet më 12 shtator.
Presidenti slloven tashmë ka filluar takimin me presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila doli dhe e priti me gardën e nderit të FSK-së.
Osmani dhe Pahor më pas zhvillojnë takim kokë më kokë në zyrën e presidentes, raporton KosovaNews.
Ndërsa nga ora 15.35 deri në orën 16.00 mbahen bisedimet plenare mes dy delegacioneve, derisa në orën 16:05 të dy presidentët paraqiten para mediave.
Pas takimit me presidenten Osmani, kreu i shtetit slloven në orën 16:35 i shkon në zyrë kryeministrit Albin Kurti.