KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rastet e dhunimeve dhe kritikat e shumta, Kelmendi mbledh kryeprokurorët, u thotë që lëndët të trajtohen me përgjegjësi
Siguri

Rastet e dhunimeve dhe kritikat e shumta, Kelmendi mbledh kryeprokurorët, u thotë që lëndët të trajtohen me përgjegjësi

Kosova News
Kosova News 16:01 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur mbledhja e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit.

Në një njoftim mes tjerash thuhet se, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Pjesë e diskutimit ishte edhe trajtimi adekuat me anë të mekanizmave institucionalë të rasteve me ndjeshmëri të lartë publike, duke reflektuar gjithnjë në të drejtat e viktimave, të drejtat e të pandehurve dhe të drejtat e të miturve në procedurë penale, përfshirë edhe ato të personave me çrregullime mendore, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori Kelmendi, kërkoi nga të gjithë që çdo lëndë të trajtohet me përgjegjësi të lartë, të përfaqësohet dhe të mbrohet me dinjitet dhe profesionalizëm pranë secilës instancë gjyqësore.

- Reklamë -

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 6 shtator 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim u raportua me radhë nga përfaqësuesit e të gjitha prokurorive për rrjedhat e punës, ku në fokus ishin raportimet për rastet e dhunës në familje dhe rastet e dhunës seksuale në Republikën e Kosovës.

Lidhur me këto raste, bazuar në shifrat zyrtare, kryeprokurorët raportuan për prokuroritë që ata drejtojnë, dhe, me këtë rast, u diskutuan çështjet dhe praktikat që kanë të bëjnë me veprimet procedurale dhe ligjore në trajtimin e rasteve penale, konkretisht atyre të dhunës në familje dhe dhunës seksuale.

Në këtë kontekst, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka dhënë rekomandimet e nevojshme lidhur me vëmendjen që duhet pasur secila prokurori në rrugën që është përpara dhe ka kërkuar zbatimin e përpiktë të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, akteve të tjera ligjore dhe nënligjore sa i përket secilit rast, pa dallim, zbatim ky, që ndikon në rritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të këtyre rasteve dhe të gjitha rasteve të tjera penale.

Pjesë thelbësore e këtij takimi ishte edhe diskutimi për trajtimin adekuat me anë të mekanizmave institucionalë të rasteve me ndjeshmëri të lartë publike, duke reflektuar gjithnjë në të drejtat e viktimave, të drejtat e të pandehurve dhe të drejtat e të miturve në procedurë penale, përfshirë edhe ato të personave me çrregullime mendore.

Po ashtu, në këtë kolegjium u diskutua edhe për Kodin e Ri të Procedurës Penale, rolin dhe kompetencat e secilës instancë të prokurorisë në zbatimin sa më efikas të këtij Kodi.

Në fund, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, kërkoi nga të gjithë që çdo lëndë të trajtohet me përgjegjësi të lartë, të përfaqësohet dhe të mbrohet me dinjitet dhe profesionalizëm pranë secilës instancë gjyqësore.

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Lexoni po ashtu:

Kurti: Një e mitur që do të duhej të ishte në shkollë, ndodhet në strehimore shkaku i një krimi
Kurti: Kur dhunuesi lirohet, vettingu është i domosdoshëm – Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht e gjobë për dhunimet

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 06/09/2022 06/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?